I mori jetën vëllait më të vogël, flet i riu nga Dibra: Nuk e mbaj mend…

I riu nga Dibra i cili 5 ditë më parë i mori jetën vëllait të tij më të vogël është lënë sot pas hekurave nga togat e zeza.


Tonuzi është shprehur sot se nuk i kujtohet asgjë nga ngjarja e rëndë. “Nuk di se ç’kam bërë, nuk isha i vetëdijshëm për aktin e kryer” tha ai duke mos deklaruar asgjë tjetër.


Florian Tonuzi, 26 vjeç, qël loi me thik ë vëllain e tij Benard Tonuzin,22 vjeç.

Dy të rinjtë kishin dalë në mbrëmje dhe kur janë kthyer në shtëpi i kanë kërkuar babait të hapte derën. Por sapo ai e ka hapur vëllai i madh ka kryer aktin para syve të të atit.


Ai u kap një ditë më vonë pasi iu afrua shtëpisë dhe u pikas nga djemtë e fshatit.

Për kapjen e tij ndihmoi edhe e ëma e cila e bindi të birin të dorëzohej duke i thënë se të paktëën donte të kishte atë. Ajo kërkoi që djalit t’i jepej bukë në burg dhe të mos vihej dorë mbi të.


Dyshohet se i riu mund të ketë qenë nën efektin e substancave të ndaluara kur ka kryer aktin, pasi ka qenë përdorues i tyre.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *