Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 25 vjeçarit Emiljano Ndout në Bardhaj të Shkodrës.



Autori i dyshuar i krimit, Mark Kodra, ka qëlluar viktimën me automatik kallashnikov, pasi pretendon se 25-vjeçari kishte kohë që e mundonte.

“Nuk e durova më. Ma kishte sjellë te hunda”, ka deklaruar autori në momentin e arrestimit nga policia e Shkodrës.



Mësohet se në fjalët e para për policinë, autori i dyshuar ka deklaruar se viktima para se ta vriste i ka kaluar me nje motor përpara shtëpisë, duke bërë shumë zhurmë.

47-vjeçari, ka treguar se në atë moment ka marrë armën dhe ka dalë nga banesa si dhe ka qëlluar në drejtim të Emiljano Ndout, duke e lënë të vdekur në vend.



Nga të njëjtat burime, dyshohet se më përpara viktima ka ngacmuar vajzat e shtetasit Mark Ndou, dhe se palët edhe më përpara kanë debatuar për këtë çështje.

Familjarët e autorit të dyshuar deklaruan se 47-vjeçari, ka menduar se 25-vjeçari nuk ka vdekur ndaj është futur sërish në banesë.

Gjitashtu, tregohet nga burimet, se autori ka qëndruar në shtëpi pas vrasjes dhe pranë vetes, afër divanit mbante armë me të cilën kreu vrasjen, duke mos tentuar të fshihet.



Është bërë me dije se në momentin kur ka mbërritur policia, autori nuk e ka pranuar krimin, duke u shfaqur i qetë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here