I ngeli hatri, Fjorela sqaron Renaton: Ja çfarë doja të thoja

0
31

This post has already been read 29 times!

Pak ditë më parë, vajzat e emisionit “Përputhen” vendosën që të largonin nga emisioni Renaton, i cili në mes të skenën tha “aty ku je i drejtë ka dhredhira”.

Sot Renato ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku pati edhe një ballafaqim me Fjorelën.

Fillimisht Renato tha se nuk e priste largimin e tij nga vajzat, e se i kishin thënë i “cekët” pa e njohur mirë.

“Fjorela ka qenë në dilemë që të iki apo të qëndroj. Mbase nuk kam qenë në kriteret që donin vajzat. Shqipja më pëlqen pasi është e drejtpërdrejtë dhe rebele. Unë kam tip rebel dhe më pëlqen. Kam tentuar që të kem takim me të. Ishte eksperiencë e bukur, e ndihem i bekuar me jetën time”, tha ai.

Më pas u shpreh se nuk është bërë aspak pishman se ka marrë pjesë në program dhe bëri deklaratën e fortë për djemtë.

“Më pëlqeu eksperienca aty. Njerëzit që të ndalojnë në rrugë, kamerat. 80 për qind e kam patur famën për shkak të sportit që bëj, e fama nuk më ndryshon mua. Por 90 për qind e djemve aty kanë ndryshuar. Andi, Arbri, Mevlani ende jo”, vijoi ai.

Më pas në një studio paralele u shfaq edhe Fjorela, e cila donte të sqaronte frazën e saj ndaj Renatos ku i ka thënë “i cekët”.

“Nuk kam patur shumë kontakt me Renaton, por kur pata kontakt me të nuk më pëlqeu. Nuk kishe t’i jepje kaq shumë rëndësi asaj fjale. Reagove pak gabim”, tha ajo.

Kur moderatori Flori Gjini i tha nëse do i kërkoj falje, Fjorela u shpreh:

“Nuk kam pse i kërkoj ndjesë publike. Njëherë na u dha mundësia të flisnim bashkë dhe në atë moment mu duk mendim i cekët. Unë vijoj të mbaj atë mendim. E quajta të cekët vetëm për atë moment dhe jo për tjetër gjë. Duhet ta pranojë se foli gabim aty, kaq”.

Ndërkohë Renato u shpreh se është ndjerë i ofenduar nga ajo fjalë.

“Gjithsesi ishte kënaqësi që të njoha dhe skib”, përfundoi ai.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here