“I njoh, më dhemb shpirti”, trishtim në Patos për shuarjen e familjes Gushi



Ishin bashkë në një makinë kur ndërruan jetë ndërsa shkuan të ndarë nga njëri-tjetri për herë të fundit në banesën e tyre.

Mes dhimbjes dhe lotëve, të afërm dhe banorë të Patosit u dhanë lamtumirën 4 anëtarëve të familjes Gushi që u përcollën për në banesën e fundit.

Një familje u shua. Ngjarja i ka tronditur të gjithë, sidomos ata që i njihnin.

“Unë që i njoh, më dhemb shpirti, u mbyll dera”, është shprehur një banor.

Çifti i bashkëshortëve Eduart dhe Silvana dhe dy vajzat e tyre të mitura Anastasia dhe Eva humbën jetën tragjikisht në aksin Fier Levan.

Makina me të cilën ata udhëtonin u godit nga pas nga një tjetër mjet ku ndodheshin 3 të rinj. Këta të fundit u plagosën dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi u arrestua.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *