I nxehti i merr jetën të riut në Itali, kishte punuar 4 orë në fusha…



Vala e nxehtësisë në Itali duket se shkaktoi humbjen e jetes se një 27-vjeçari. Mediat e huaja raportojnë se Camara Fantamadi humbi jeten në rrugë, teksa kthehej nga fushat në rrugën që lidh Brindisi me Tuturano.

Camara kishte punuar për katër orë në fusha, ishte shumë nxehtë dhe temperatura ishte afër 40 gradë. 27-vjeçari po kthehej në shtëpi me biçikletë kur papritmas u ndje i sëmurë dhe u mbështet në tokë. Një kalimtar u ndal për ta ndihmuar, por pa dobi.

Camara jetonte në Eboli dhe në Pulia kishte ardhur për të punuar në fusha nën diellin përvëlues, që i mori jeten.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *