Kanë dalë në dritë detaje të reja nga arrestimi i efektivit të Policisë së Lezhës, mbi të cilin rëndojn akuzat për tentativë për abuzim seksual ndaj të miturës.

Në dëshminë e dhënë përpara hetuesve polici e ka konsideruar këtë një ngjarje të inskenuar dhe aspak të vërtetë.

Efektivi 62-vjeçar ka pohuar se nuk e njeh vajzën 13-vjeçare, por i ka nxjerrë dorën dhe e ka marrë në makinë për t’i ardhur në ndihmë. Ndërkohë, lidhur me faktin se pse kanë shkuar në banesë, efektivi i arrestuar ka thënë para hetuesve se “Ma kërkoi ajo me e dërguar aty”.

Efektivi i Policisë së Lezhës, Kol Kola, u arrestua një ditë më parë, pasi akuzohet për veprën penale “Ngacmim seksual”. Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë nga vendngjarja, efektivi i policisë ka ndenjur rreth 10 minuta në banesë bashkë me 13-vjeçaren.

Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale, por këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila është larguar me forcë nga banesa.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here