“I riu trajtohet në mënyrë ç’njerëzore ne bu.rgun e Beratit, u mbajt i lidhur me… ne dhomen e izolimit’. Pezullohet Drejtori, ja cfare i beri ai te bur.gosurit

0
184

This post has already been read 32 times!

Është pezulluar nga detyra Drejtori i Burgut të Beratit Hiqmet Këlliçi, i cili akuzohet për “Kryerje të Veprimeve Arbitrare” ndaj një të burgosuri që vuante dënimin në IEPV Berat, vepër penale që parashikohet nga Neni 250 i Kodit të Proçedurës Penale. Kallzimi penal ndaj Këlliçit është bërë nga avokati i të burgosurit në 16 Janar 2019

Ditën e Enjte, Gjykata e Beratit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Berat për marrjen e masën ndaluese ndaj Këlliçit, të parashikuar nga Neni 242 i Kodit të Proçedurës Penale dhe në një seancë të zhvilluar në dhomat e këshillimit ka urdhëruar pezullimin e ushtrimit të detyrës së tij si drejtori i IEPV Berat,deri në përfundimin e proçesit gjyqësor në ngarkim të tij.

Në kallzimin penal thuhet se, Këlliçi e ka izoluar të burgosurin Krios Vangjeli nga 13-20 Janar 2019 dhe e ka mbajtur në dhomën e izolimit me pranga, duke e lënë edhe më tej afateve që e lejon ligji. Në kallzimin penal ndaj Hiqmet Këlliçit, ndër të tjera thuhet se, me urdhër të drejtorit punonjësit e burgut e kanë trajtuar këtë të burgosur në mënyrë ç’njerëzore.

I burgosuri Krios Vangjeli mësohet se është transferuar me urdhër të Këlliçit në fillim të këtij muaji në Repartin e Posaçëm të Burgut të Fierit. Këlliçi e ka apeluar masën ndaluese në Gjykatën e Apelit Vlorë, ndërkohë që e ka lënë detyrës dhe është larguar prej ambjenteve të Burgut të Beratit pasditen e së Enjtes, menjëherë pasi Gjykata e Beratit urdhëroi pezullimin e tij nga detyra.

Në ngarkim të drejtorit të IEPV Berat janë të regjistruara deri më tani në Prokurorinë e Rrethit të Beratit edhe 3 kallzime të tjera penale për “shpërdorim detyre”. Dy kallzime penale janë bërë nga SHÇKB e Burgjeve që e akuzon se favorizonte të dënuarit për “liri me kusht” në këmbim të rryshfeteve dhe një tjetër kallzim penal për “Shpërdorim Detyre” është bërë nga disa avokatë të Beratit,që e akuzojnë se ka shkelur të drejtat e avokatëve, duke mos i lejuar për takimet me të paraburgosurit e mbrojtur prej tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here