“I shkonte te shkolla dhe…”. Pë*dhunoi të miturën me aftësi të kufizuara, por u shokuam, ç’rezultoi nga ekspertiza mjeko-ligjore? Uaa e tmerrshme

Një ngjarje tepër e rëndë ishte jo që ndodhi në 2020, ku një e mitur me aftësi të kufizuara u pë*dhunua nga një 61-vjeçar i cili fill pas ngjarjes u arrestua dhe më pas u la i lirë pasi ekzaminimi mjeko-ligjor u tha se nuk ishte abuzuar me të miturën.

Sot Gjykata e Lezhës e ka gjetur fajtor dhe dënuar me 4 vite burg 61-vjeçarin.

Në përfundim të hetimeve prokuroria e dërgoi çështjet për pushim me pretendimin se nuk gjeti element të veprës penale, por gjykata e urdhëroi që ndaj 61-vjeçarit të ngrihej akuzë për veprën penale “Ngacmim seksual” dhe çështja kaloi për gjykim. Sipas të dhënave prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar pafajësi për të pandehurin me pretendimin se nuk ka element të veprës penale, por gjyqtari Ilir Përdeda e dënoi atë me 4 vite burg, pasi gjatë gjykimit është provuar kryerja e veprës penale.

Ndërkohë, referuar raportit të policisë, bëhet me dije se 61-vjeçari e kishte ngacmuar vajzën e mitur tek shkolla në fshatin Kolsh të Lezhë. Sapo kanë konstatuar rastin, stafi i shkollës ka njoftuar policinë dhe nga punonjësit e policisë është marrë kontakt me personin konkret duke e pyetur për arsyen e qëndrimit tek shkolla. Në momentet e para ai është identifikuar si Vasel Nilaj, duke pohuar se vajzën e ka mbesë, në atë shkollë dhe më pas është marrë, por pas kontakteve me drejtorin e shkollës dhe mësuesin kujdestar, të cilët kanë deklaruar se ai nuk ka lidhje me nxënësen.

Denoncim në polici në lidhje me rastin u bë dhe nga familjaret e të miturës dhe menjëherë, policia bëri arrestimin e Vasel Nilaj. Gjithashtu në momentin e ndalimit ai u kap, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Sipas të dhënave ai është aktualisht në burg, pasi është kapur sërish duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

 

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *