I v.diq babai nga Covid-19, djali i neurologut akuzon Najada Çomon: Kam prova

0
14





Pas rastit të dy motrave të cilat denoncuan në Faxnews se babai i tyre Rifat Lalo nuk iu dha shërbimi i duhur në QSUT, një tjetër akuzë vjen për shefen e Infektivit, nga djali i neurologut Ali Kuqo i cili ndërroi jetë ditën e martë nga Covid-19.

Altin Kuqo, djali i neurologut ka akuzuar shefen e spitalit Infektiv, Najada Çomo se ka refuzuar të mjekojë babain e tij Ali Kuqo dhe për këtë ai disponon të gjitha provat.

Poshtë sqarimit të Ministrisë së Shëndetësisë mbi denoncimin e dy motrave, shihet komenti i Altin Kuqos i cili zbulon se babait të tij i është refuzuar shërbimi në spitalin Infektiv nga drejtoresha Najada Çomo.

“Babait tim profesor i nderuar i Neurologjise dhe ish mjekmi QSUNT dhe mua si mjek qe punoj ne QSUNT na u refuzua sherbimi prane spitalit Covid 1 nga shefja Najada. Dhe une disponoj te gjitha provat e refuzimit te sherbimit prej saj”– ka shkruar djali i tij në një koment poshtë sqarimit që Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë dha në rrjete sociale pas denoncimit të dy motrave në Faxnews.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here