I vjen kandidati me 100 mijë euro në studio, shikoni si reagon gruaja tek Ardit Gjebrea

0
236

This post has already been read 233 times!

Nje vajze e cila i ka bere nje surprize te emes ne studion e “E diela shqiptare”, i ka dhene nje mesazh se cfare eshte te pranosh nje person qe nuk e do per burre.

Por pertej ketij mesazhi qe u dha ne emision, shikoni momentet se si ka reaguar gruaja kur “kandidati” per burre i ka dale perpara me valixhen me 100 mije euro.

BISEDA NE STUDIO:

Ardit Gjebrea: E njeh?

Zonja Bukurie: Jo!

Ardit Gjebrea: Dëshiron të dëgjosh mesazhin e tij?

Zonja Bukurie: Jo! Unë nuk e njoh, çfarë mesazhi do pres.

Ardit Gjebrea: Ti dëgjoje njëherë, le të flasi.

Zonja Bukurie: Po mirë, le të flasi.

Ardit Gjebrea: Urdhëroni zotëri….

Zonja Bukurie: Jo jo, nuk dua të flasi fare.

Por, sapo shikon valixhen me plot 100 mijë Euro, zonja Bukurie pranon që zotëria të flasë.

Ardit Gjebrea: Ti vijë zëri zotit 100 mijë Euro, të flasë?

Zonja Bukurie: Po…

Zoti Kujtim: Përshëndetje. Mirë je?

Zonja Bukurie: Mirë.

Zoti Kujtim: Babai a të quhet Sejdin?

Zonja Bukurie: Po

Zoti Kujtim: Mamaja e kishte emrin Bajame?

Zonja Bukurie: Po.

Zoti Kujtim: Ti punoje një kooperativë atëherë kur ishe e re në Kreshpan, qepje duhan. Unë atëherë isha i ri, punoja në fermë e të shikoja. Kam kaluar 40 vjet, nuk ke faj, nuk mban mend. Kam qejf që të bashkohemi bashkë, të kalojmë jetën.

Zonja Bukurie: Jo jo, s’bëhet llaf.

Ardit Gjebrea: Po ka 100 mijë Euro aty.

Zonja Bukurie: Jo nuk e dua. Nuk dua jo 100 mijë, po miliarda të ketë. Nuk më pëlqen as pasuria asnjë gjë, përveç fëmijëve të mi.

Në këtë moment, në ekran shfaqet edhe vajza e zonjës Bukurie, e ulur përkrah “kandidatit për burrë” dhe i thotë përse nuk pranon kur i kishte thënë që do të donte 100 mijë Euro.

Zonja Bukurie shprehet se bënte shaka dhe nuk do as burrë dhe as pasuri, por vetëm fëmijët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here