Categories: Uncategorized

I vranë vëllain në masakrën e Elbasanit, kush është 34 -vjeçari që organizoi dy ekzekutimet e bujshme, i përfshirë në trafik droge

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga ditën e sotme 34-vjeçarin Erion Alibej si organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Për 34-vjeçarin është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendin” kryer në bashkëpunim.

Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej, i cili u ekzekutua dy vitë më parë në Elbasan, në dhjetor të 2018. Në këtë atentat u vra edhe Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk i quajtur  Erdal Duranay. Erion Alibej së bashku me vëllain e tij drejtonin një grup të trafikut të drogës në Holandë e Itali.

Mendohet që Emiljano Ramazani, Regis Runaj dhe Talo Çela, të kenë vrarë tre personat në fund të vitit 2018 dhe ndaj ka berë vetëgjyqësi ndaj tyre.

Ngjarja ndodhi në Bradashesh, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një  mjet me targa italiane AG71wYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Dyshohet se vrasja e tre fishtë ka ndodhur për pazare droge kryesishtnë Holandë dhe Angli ku edhe qëndronin viktimat prej më shumë se 5 vitesh.

Në Qershor të vitit 2013, policia italiane ka goditur një organizatë droge që drejtohej pikërisht nga Alibej, në bashkëpunim me pesona të tjerë.

Në operacionin e kapjes së anëtarëve të bandës u përfshinë 300 policë të komandës të ASTI-t dhe Val D’Aosta-s. Trafiku i kokainës kryhej në veri të Italisë, në Asti dhe rezulton se në tërësi shqiptarët trafikuan 31kilogramë kokainë, në vlerë 10 milionë euro.

Sipas medias italiane në atë kohë u tha se njeri grup përbëhej nga: Vexhi Shahinaj, Sajmir Guradeci dhe Urim Shahinaj.

Kurse grupi tjeter nga dy vëllezërit shqiptarë Erion e Endrit Alibej nga Elbasani, qe administronin një trafik kokaine ne kete ane te Italise. Ne kohen e arrestimeve policia italiane kishte zbuluar se vellezerit furnizoheshin me droge nga Sajmir Serjani, banues në Torino, i identifikuar të jetë anëtar i një grupi trafikantësh shqiptarë me bazë në Holandë.

Droga vinte nga Holanda dhe hynte në Itali nëpërmjet kufirit të veriut. Më pas lënda narkotike, e llojit kokainë, tregtohej në Asti, Udine, Brescia, Savona, Xhenova, Piza, Parma dhe Milano.

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

13 hours ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

13 hours ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

13 hours ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

13 hours ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

13 hours ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

1 day ago