“Ik mos hash ndonjë plumb”/ Si e vr.au burri gruan në Krujë ditën kur do shiste tokën, zbardhen dëshmitë e trishta –





Artan Ismalaja, ka ekzekutuar bashkëshorten e tij Klarita Ismalaja, pikërisht ditën kur çifti kishte dalë nga banesa dhe do shkonin tek noteri për të kryer shitjen e një sipërfaqeje tokë.

Ky detaj nga dalë nga rrëfimi i Arlind Ismalaja, djali i çiftit, i cili deklaron se ka qënë në dijeni se në mëngjesin e datës 5 korrikut 2021, prindërit e tij janë nisur në drejtim të qytetit të Krujës për të vazhduar proçedurat për shitjen e tokës në pronësi të tyre.

Djali i çiftit ka treguar se ndërmjet prindërve, ka patur debate familjare, por jo të asaj shkalle që mund të ndodhte një ngjarje e tillë.

Sipas dosjes hetimore që Ora News ka mundur të sigurojë, rezulton se burri ka ekzekutuar gruan e tij, në një sipërfaqe të mbjellë me jonxhë.

Një nga dëshmitarët që ka parë krimin ka treguar për policinë e Krujës se rreth orës 10:00 është ndodhur tek fasoneria duke punuar brenda në repart, tek i cili është me detyrë përgjegjës.

Aty ka shkuar shtetasi Gentjan Goga dhe i ka thënë se tek oborri i fasonerisë ishte futur njëri me makinë brenda rrethimit.

Kanë dalur të dy dhe ju kanë afruar në distancë rreth 20 metra, ku kanë parë një burrë sipër një gruaje, e cila ishte e shtrirë përtokë.

Ata i kanë thënë se është pronë private, por ai është përgjigjur duke i thënë ”…ik, mos hash ndonjë plumb…”.

Në këtë moment të frikësuar janë larguar duke mos qëndruar aty edhe menjëherë kanë njoftuar 129,  të cilët kanë mbërritur shumë shpejt.

Dëshmitari i ka thënë policisë se nuk e njihte se kush ishte personi, por dukej se ishte i gjakosur tek shpatulla.

Ai ka treguar se burri ndodhej sipër gruas dhe nuk ishte më në gjendje të shikonte se çfarë bënte aty.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *