Iku jashtë vendit dhe… –

Reperi i njohur Getinjo për të parën herë ka zbuluar një histori tejet personale që i ka ndodhur vite më parë. Teksa ka qenë i ftuar në “Prive”, ai deklaron se videoklipi i bërë në 2011, flet për një histori dashurie të vërtetë.

Ai tregon historinë e dashurisë me një vajzë, e cila kishte mbetur shtatzënë. Për arsye që reperi nuk i tregoi ata nuk mundën të jetonin romancën dhe vajza në fjalë e abortoi fëmijën. Getinjo tregoi se prej atij vitin nuk e ka parë më atë, teksa shtoi më tej se kënga u publikua pa dëshirën e tij nga studio ku ishte regjistruar.

“Është e bazuar në histori të vërtetë. Atë vajzën nuk e kam parë më kurrë, ka iku jashtë vendit. Ajo e ka abortuar nga informacionet që kam. Këtë këngë e kam bërë vetëm për t’ia çuar asaj jo për ta publikuar. Kënga doli pa pëlqimin tim nga studio ku e kisha regjistruar.”

Ndër 5 datat më të rëndësishme ai veçoi kthimin në Kosovë në 2000 me familjen pas 10 vitesh qëndrim në Gjermani. Më pas përmendi vitin 2012, kur ka realizuar koncertin e parë në Prizren dhe gjejeni pak sa para ka marrë. 500 euro. E me siguri tanimë kësaj shifre i janë shtuar edhe shumë “0”. 18.12.2018- është data kur Hana erdhi në jetë dhe Getinjo u bë xhaxha për herë të parë. Kjo është një nga datat më të rëndësishme të jetës së tij. Por, a është i gatshëm ai të bëhet baba? Po, por thjesht nuk do të nxitohet. Dhe data e fundit, por jo nga rëndësia, rikthimi në Gjermani në 2020. Dy dekada pas largimit, vitin e kaluar Getinjo u rikthye në Gjermani. Takimi me mësuesit dhe shokët e shkollë është për reperin një kujtim tejet i bukur.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *