Ish-kreu i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe kërkon lirimin nga burgu: “Jam sëmurë”





Ish-kreu i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe ka kërkuar sërish lirinë nga burgu me pretendimin se është sëmurë. Ai ka deklaruar se ka disa probleme dhe kërkon që lirimin ta kryejë dhe përmes garancisë pasurore nëse është e mundur. Sipas avokatit, i cili ka paraqitur pretendimet e Tushes, ai vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akte, alergji ndaj disa ushqimeve si dhe problemet me mushkërinë.

Nuk jam i rrezikshëm, dhe jam i gatshëm që të ofroj garanci pasurore për lirimin tim. Kam probleme kardiake, gur në tëmth dhe vuaj nga mushkëritë. Kërkoj lirinë pasi jam intolerant dhe alergjik edhe ndaj ushqimeve”, mësohet të ketë thënë Tushe përpara gjykatës.

Kujtojmë se pak ditë më parë Tushe u drejtua në Apel me një tjetër kërkesë për masë më të butë sigurie, pasi pretendon se për të nuk ka prova që e implikojnë atë në abuzimin me tenderin për 240 milion lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës. Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) bashkë me 10 persona të tjerë vartës të tij dhe biznesmenë.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *