Ka folur sot nga spitali 24-vjeçarja që u përplas dje në mes të trotuarit në rrugën Xhanfize Keko nga një automjet me drejtues një 19-vjeçar. Vajza ka humbur njërën këmbë si pasojë e aksidentit të fortë.

24-vjeçarja shprehet se ka qenë duke pritur në trotuar shoqen e saj pasi kishin planifikuar të takoheshin. Gjithashtu konfirmohet se Xhesina Gega nuk ishte shtatzënë.

“Mbaj mend të gjithë skenën. Po prisja një shoqe, në këtë moment shoh që më vjen një makinë. Nuk e kam humbur vetëdijen, kisha shumë dhimbje,” ka thënë e reja.

24-vjeçarja ende nuk i ka takuar familjarët pasi ka thënë se prindërit i ka në Greqi.  E reja iu nënshtrua menjëherë operacionit sapo mbërriti tek Trauma, ndërsa mjekët thonë që po bëjnë gjithçka që vajza të mund të ecë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here