Lorik Cana ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin e Top Neës, “Jashtë Loje”, ku kla folur për njohjen me bashkëshorten e tij Monica me të cilën ka 2 fëmijë, Bojken dhe Enkelejda.

Futbollisti rrëfeu se për herë të parë, ata kishin rastisur së bashku në një restorant dhe ishin parë për 2-3 orë, derisa ai i kishte dhënë numrin e tij nëpërmjet menaxheres së restorantit.

“Momenti i njohjes me bashkëshorten ishte në një restorant, ku ajo ishte ulur përballë meje dhe pothuajse për dy tre orë gjatë darkës, jemi parë dhe pastaj ja kam kaluar numrin tim nëpërmjet menaxheres së restorantit, jemi dëgjuar ndërkohë unë kam ardhur në Shqipëri dhe pasi jam kthyer jemi takuar dhe tani jemi bashkë që 10 vjet”- ka treguar ai.

Pse bëri një zgjedhje jashtë vendlindjes dhe nuk mori një nuse shqiptare? Jua tregon vetë ai.

“Janë disa sinjale që të jep, duhet ta ndjesh ta jetosh për të parë nëse është personi që ti ke nevojë dhe ajo gjithashtu. Këmbëngulja dhe sakrifica e saj për të më mbrojtur nga çdo gjë që më rrethon, është një ndër tiparet që e veçon atë”, tha ai.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here