Ishte duke peshkuar, 55 vjeçari humb jetën pas kontaktit me rrymën elektrike





Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në fshatin Jubë të Durrësit, ku një 55 vjeçar duke peshkuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrik dhe për pasojë ka humbur jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2021, rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth, Durrës, shtetasi A. Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrik e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *