Ishte rëndë, por kishte ngecur në Mikonos, 19-vjeçarja shqiptare dërgohet në spital me avion qeveritar


GREQI

Adelina Gjeloshi, një 19-vjeçare nga Puka kishte mbetur në ishullin e Mikonosit, në Greqi, në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Vajza ishte shtatzënë dhe duhej transportuar menjëherë në spitalin e Athinës, por fluturimet janë ndërprerë dhe kjo u duk e pamundur.

Mediat greke bëjnë me dije sapo Zyra e Kryeministrit të Greqisë është njohur me rastin në fjalë nga kryebashkiaku i Mykonos ai ka urdhëruar që të vihej në dispozicion për të transportuar emigranten shqiptare avionin qeveritar.

Avioni ka shkuar dhe ka mundur të transportojë drejt spitalit emigranten shqiptare nga Puka. Mësohet se vajza 19 vjeçe është jashtë rrezikut për jetën.

The post Ishte rëndë, por kishte ngecur në Mikonos, 19-vjeçarja shqiptare dërgohet në spital me avion qeveritar appeared first on Roba Da Albanesi.