A handout image released by Alpine rescue press office shows the cable car accident which has killed at least 4 near lake, Verbania, Italy, 23 May 2021 ANSA/SOCCORSO ALPINO ++HANDOUT – NO SALES – EDITORIAL USE ONLY++

Një ngjarje e rëndë është shenuar paraditen e sotme në Itali, ku një teleferik me 11 persona, është shkëputur dhe është përplasur në tokë, duke lënë të pajete 9 persona dhe 2 fëmijë të pl agosur . Ngjarja ndodhi në qytetin turistik Stresa në brigjet e liqenit Maggiore në rajonin e Piemonte.

Teleferiku Stresa-Mottarone merr turistë dhe vendas, në liqenin Maggiore, pothuajse 1,400 metra mbi nivelin e detit, deri në majën e malit Mottarone për 20 minuta.

Sipas Ansa.it, 2 fëmijë, 5 dhe 9 vjeç, janë dërguar menjëherë në urgjencë përmes një helikopteri.

Aksid enti mendohet se është shkaktuar nga shkëputja e një litari rreth 300 metra nga maja e malit ku është stacioni i mbërritjes. Kabina u shemb në një pjesë të pyllëzuar dhe të paarritshme, ku operacionet e shpëtimit nuk janë të lehta. Zjarrfikësit e komandës provinciale të Verbania, ata të Gravellona Toce po punojnë në vendngjarje, gjithashtu një helikopter i zjarrfikësve është vënë në dispozicion.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here