Itali, i vjedhin makinen gruas me aftesi ndryshe, ja kthejne se bashke me nje cope leter ku i kerkojne falje

0
123

Një histori e pazakontë është bere virale ne rrjetet sociale dhe ne mediat online, ndersa disa ha jdute i kane vj edhur dhe me pas ia kane kthyer serish makinen nje gruaje.

Mësohet se makina e vj edhur i përkiste një personi me aftësi ndryshe. Maria Elena Barile-s, cila vu an nga skleroza e shumëfishtë, iu v odh makina më 13 janar në parkingun e spitalit, ku ajo kishte shkuar për vizitë.





Pas vjedhjes së makinës ka ardhur edhe reagimi i vajzës së saj, Rita Damiani, e cila bëri një postim prekës në rrjetet sociale, ku tregonte se automjeti ishte i përshtatur për personat me aftësi ndryshe dhe se nënë së saj nuk i kishin vj edhur vetëm makinën, por “krahët, këmbët dhe mjetin e vetëm të lirisë së saj”.

E me sa duket historia e gruas ka prekur edhe vetë ha jdutët. Ato i kanë rikthyer makinën, duke i lënë edhe një letër, ku i kërkonin falje.





“Edhe ne kemi zemër, ju kërkojmë ndjesë, nuk e dinim për problemin tuaj. Ju kërkojmë ndjesë nga zemra, ha jdutët”, shkruhej në letër.

Fotoja e letrës së hajdutëve u bë publike në rrjetet sociale nga vetë Rita Damiani, pasi makina e nënës së saj u gjet.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here