Një 39-vjeçar shqiptar në Itali akuzohet se ka tentuar të përdhunojë vjehrrën e tij. Gjithçka ka nisur pas ndarjes së 39-vjeçarit me gruan, pasi ai nuk e pranon një fakt të tillë.
Featured image of article: E rëndë në Itali/ Shqiptari nuk pranon ndarjen nga gruaja, pas debateve tenton të përdhunojë edhe vjehrrën e tij, 57-vjeçarja: Më kapi me forcë dhe filloi…(NGJARJA)

ITALI- Policia italiane ka arrestuar një 39-vjeçar shqiptar, pasi ka tentuar të përdhunojë vjehrrën e tij. Mësohet se 39-vjeçari shqiptar fillimisht u akuzua nga ish-gruaja e tij për për përndjekje, ndërsa tani akuzohet se ka tentuar të përdhunojë vjehrrën e tij.

Ka qenë  57-vjeçarja ajo që ka denoncuar në polici ngjarjen e rëndë, ku ka treguar me detaje çdo veprim të 39-vjeçarit.

“Ai më shtyu pas murit. Ai më mbajti të mbërthyer, më shtrëngoi dhe më tha se do të më përdhunonte. Unë kisha shumë frikë. Pastaj më bllokoi, duke më shtrënguar krahët me njërën dorë, nuk mund të lëvizja, ndërsa me dorën tjetër më ledhatoi gjoksin dhe ijën. Ai po më thoshte se do të më përdhunonte “, rrëfeu me lot në sy vjehrra.

Sipas të vjehrrës, në këto momente ka ndërhyrë fqinji i saj, i cili ka ndaluar agresorin. Pas ngjarjes kjo e fundit u dërguar menjëherë në spital.

Këto akzua 39-vjeçari i ka hedhur poshtë para trupës gjykuese.  ” Unë nuk bëra asgjë, thjesht doja të shihja vajzën time, ajo vrapoi drejt meje dhe më gërvishti”, deklaron burri. Ndërsa 57-vjeçarja tha: “Më tmerroi. Shpejt pasi ika në Shqipëri sepse kisha frikë se ai do të kthehej në shtëpinë time. Dhe edhe sot, për të ardhur këtu, unë duhej të merrja ilaçe.”

Ndarja e 39-vjeçarit nga gruaja e tij.

Gjithçka nisi në fillim të vitit 2018, ku gruaja e 39-vjeçarit vendosi që të divorcohej nga ai. Ajo u largua nga banesa dhe mori me vete vajzën e saj. Ky vendim nuk u pranua në asnjë moment nga 39-vjeçari. Ai u mundua që t’i ndryshonte mendjen gruas dhe u përpoq që ta fitojë sërish, por ajo refuzoi. Sipas asaj që ishte raportuar, ai e kishte përndjekur atë me mesazhe, telefonata dhe ndjekje.

Më pas gruaja e denoncoi në polici për përndjekje duke e vështirësuar edhe më shumë marrëdhënien mes tyre. Në një ditë të muajit shkurt të vitit 2018, burri paraqitet në ndërtesën ku ish-gruaja jeton me nënën dhe fëmijën e tij. Ai kërkon që të shikojë fëmijën e tij dhe kur vjehrra i thotë se kjo nuk është e mundur, atëherë nis edhe dhuna ndaj saj.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here