Një 42-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka qëlluar mbi punonjësen e një kompanie ajrore në aeroportin e Rinasit. Bëhet me dije se gruas nuk i është mundësuar udhëtimi dhe i është anuluar fluturimi për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.“Specialistët për Hetimin e kri.mit në Komisariatin e Policisë Rinas bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” të shtetases Sh. K., 42 vjeçe. Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here