Iu gjetën 500 milionë lekë në shtëpi, flet avokati i mjekut Prifti dhe zbulon detajet

0
23










Avokati i mjekut kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti, të pezulluar nga detyra nga SPAK është shprehur se paratë që ju sekuestruan klientit të tij janë të ligjshme. Henrik Ligori thotë për Ora Neës se këto para janë siguruar nga një shitje.

Henkrik Ligori: Paratë e gjetura janë të ligjshme nga një shitje. Një pjesë e tyre nuk u gjetën në zyrë, por në çantë, të cilat do t’i dërgonte në bankë për të bërë një blerje.

Sipas avokatit, në aktet e dosjes nuk vërtetohet se mjeku ka marrë para, janë vetëm bisedat e kryesekretares me një shoqen e saj.

Një sasi e konsiderueshme monetare u gjet në banesën dhe në zyrën e mjekut Edvin Prifti, i pezulluar nga detyra me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas arrestimeve në Gjykatën e Krujës.

Kontrolli i kryer pasditen e të enjtes, 11 shkurt, zbuloi 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë në zyrën dhe banesën e kardiologut të njohur.

.










LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here