Iu premtuan jetë si në përralla, si ranë në grackë dy vajzat që bënin s.eks të detyruar me…

0
144










Policia e Tiranes pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se dy shtetase shfrytëzoheshin për p.rostitucion në rrugë nga dy shtetas kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë k.riminale të këtyre shtetasve.

Në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disajavore, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. D.,  32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më pare për veprat penale “Kundështim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vetëgjyqësia”. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. M.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, me premtimin për martesë dhe më pas për t’u larguar  dhe të jetonin jashtë shtetit në vendet e BE-së, i kanë sjellë këto shtetase në Shqipëri.Pas një qëndrimi prej disa ditësh dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht këto 2 shtetase rumune me persona të tjerë.

 










LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here