Pjetër Gocaj, babai i dy djemve të vra.re pas mesnate në Velipojë, Xhovanit, 25 vjeç dhe Edmondit, 38 vjeç, ka folur për herë të parë për mediat. Në masakrën që tronditi të gjithë vendin, katër persona mbetën të vra.re dhe u plagosën dy të tjerë. Gocaj tha se vitin e kaluar i kanë pasur ato shezlongët dhe këtë vit po prisnin që të bëhej ndarja. Ai tregon se i vranë djemtë në derë të shtëpisë, dhe madje djali i madh jetonte në Angli dhe kishte ardhur për të investuar. Më tej ai tregoi se edhe djalin e dytë e kanë qëlluar më pas për vdekje, ndërkohë që shton se nuk ishte i pranishëm në vendngjarje.

“Kjo që ka ndodhur mos i ndodhtë me kujt, mua me është fikur dera e shtëpisë. Uroj që mos t’i ndodhë askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti, por e di që për shezlongët. Më kanë vra.re tek dera e shtëpisë, më kane vra.re dy djemtë. Çfarë me duhet jeta me. Vitin e kaluar i kam pasur unë shezlongët, këtë vit ia kanë dhënë atij. Ne kemi pritur që të ndahen shezlongët sepse kanë qenë pa u ndarë ende, ata kanë ardhur dhe na vranë në shtëpi. Ne i kemi vendosur shezlongët përpara se të bëhej ndarja nga shteti dhe ishim në pritje kur të vendosej kjo ndarje për të parë se ku i kemi ne dhe ku i kanë ata. Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh të parin që ishte me dokumente angleze i cili ka ardhur për të investuar dhe punuar. Pastaj qëlluan edhe djalin tjetër, djali i dytë i ka qëlluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qenë këtu por nuk kanë ardhur për të folur përderisa kanë ardhur me armë tek dera e shtëpisë. Uroj mos t’i ndodh më askujt”, shprehet ai.

Gocaj shton se autorët i ka patur shokë dhe kolegë ndërsa thekson se nuk e di se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja. “I kam pasur kolegë, shokë, se kena qenë këtu afër, se në çfarë rrethana ma kanë bërë këtë punë nuk e di”, thotë ai. /News31

.



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here