Autoriteti i Aviacionit Civil, është një nga institucionet me “njollë të kuqe” nga KLSH, ku vjedhjet mesatare vjetore arrijnë deri në 70 milionë Euro, por që mesa duket paskan si qëllim thyerjen e rekordit.

E themi këtë pasi, 7 nga zyrtarët që janë protagonistët më të mëdhenj të vjedhjeve shqyhen me dreka të shtrenjta me lekët e shqiptarëve. Duke krijuar një VKM personale, e cila sipas tyre thotë që drejtorët duhet të ushqehen me ushqim nga shteti, zyrtarët na tregojnë edhe njëherë që bëjnë çfarë të duan me lekët tona.

Pra anëtarët e Bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil kanë vendosur që të hanë 2-3 dreka në javë me fondet e shtetit, e kjo e gjitha e dokumentuar.

Gjithashtu është publikuar edhe menuja e drekës me 13 lloje gatime e asortimente, ku në krye të tavolinës qendron ministrja Belinda Balluku.

Ushqimet janë:

  1. Kroketa me shije të ndryshme.
  2. Djathë dele me susam të zi e mjaltë lulesh mali.
  3. Fileto viçi me djath dhe borzilok.
  4. Role pule me pesto.
  5. Hambuger-mini.
  6. Tartalete me shije të ndryshme.
  7. Djathra e proshuta të kompozuara.
  8. Brusketa me shije të miksuara.
  9. Shishqebap pule me perime.
  10. Involtini me rukola dhe mozzarela.
  11. Byreçka të mbushura me 4 asortimente bio.
  12. Truffel çokollate.
  13. Mini strudel me mollë e kanellë.

Kjo listë me ushqime, që shumë shqiptarë nuk i kanë dëgjuar, na dëshmon hapur sesi qeveritarë shqyhen dhe tallen duke ngrënë me lekët tona, pa bërë asgjë e për më tepër duke ditur fare mirë që kjo është shkelje.

Burimi: Joq

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here