I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë detaje lidhur më marrëdhënien e tij me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe për shpalljen “non grata”.

Berisha tha se “non grata” është një histori e vitit 2019, kur ia ka përmendur edhe Rama në kuvend.

Ish-kryeministri shtoi se thonë se është marrë intensivisht me dosjen time të konspiracionit ish ambasadori amerikan Donald Lu.

Berisha: Zonja Kim, ambasada e SHBA-ve, kur ajo erdhi, unë i kam shkuar vetë në pritje. Unë jam deputet i thjeshtë e nuk pres të më vijnë në zyrë. Pasi i ktheu komisioni i Venencias draftet e grupit të Sorosit për reformën në drejtësi, u arrit që amendimet të ishin në standardin e Venecias.

Kjo non grata është një histori e vitit 2019 dhe ma ka përmendur Edi Rama në këtë vit, duke më thënë se a e kaloj dot Atlantikun. D.m.th ai e dinte një gjë të tillë. Mua më thonë se jam futur në listë të zezë, për konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA-ve.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here