ja ç’ndodh kur shteti është klient i bandave! –



Banditët, të fortët, “belaçurët”-siç thirren në Shkodër, kanë toka, troje, hotele në Velipojë, kanë zaptuar që nga 1997-a, tërë pyjet me pisha, të një nga zonave më të bukura e më piktoreske të bregdetit shqiptar, kanë lokale, restorante, klube nate, disko, çerdhe prostitucioni, skuta kumari, e gjithçka tjetër që gjeneron para. Kanë ushtri për të mbrojtur gjithçka kanë arritur; ushtri të vërteta. Të cilat, janë të armatosur deri në dhëmbë.

Masakra e Velipojës që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, është dëshmia e përsëritur se ç’mund të ndodhë kur shteti është në duart e bandave, e zyrtarët e policisë, qeverisë, apo edhe bashkisë, janë thjesht klientët e tyre.

Banditët, të fortët, “belaçurët”-siç thirren në Shkodër, kanë toka, troje, hotele në Velipojë, kanë zaptuar që nga 1997-a, tërë pyjet me pisha, të një nga zonave më të bukura e më piktoreske të bregdetit shqiptar, kanë lokale, restorante, klube nate, disko, çerdhe prostitucioni, skuta kumari, e gjithçka tjetër që gjeneron para. Kanë ushtri për të mbrojtur gjithçka kanë arritur; ushtri të vërteta. Të cilat, janë të armatosur deri në dhëmbë.

Që nga viti 1997, bandat që kanë pushtuar territorin, e kanë ngritur hotele, shpërndarë e menaxhuar pjesën tjetër të “tokës së xanun”, të gjitha këto i kanë ruajtur me ushtritë e tyre.  E kjo ka vënë një “lloj ekuilibri” në vitet e para, kur banditët vendosën një armëpushim mes vetes, ngaqë ju dha një mundësi e artë, ta linin njëri-tjetrin të punojë.

E vera e vitit 1998, sidomos ajo e vitit 1998, kanë qenë më të qetat ndonjëherë në Vepipojë. Pasi banditët ishin në kulmin e ëndrrës së tyre për “ethet e arit”. Mirëpo leku sjell lubinë, e lubia sjell pangopësinë.  Nga menaxhimi i territoreve, parave nga hotelet, apo edhe nga bare e restorante, pra nga çdo e mirë që sjell turizmi, banditët nisën të merrnin edhe rërën.

E kështu nisi lufta e madhe. Velipoja, deri vonë ka qenë një nga plazhet ku kishte më shumë hapësira publike, ku njerëzit vendosnin çadrat e tyre dhe nuk paguanin për vendin. Zaptimi i rërës që në Velipojë është e pamatë, u bë shkallë-shkallë. Para vitit 2015, Velipoja administrohej nga Komuna me të njëjtin emër, por më pas gjithçka e mori Bashkia e Shkodrës.

E në vend që çështja e zaptimeve të marrë një zgjidhje e të zbutet, gjithçka u përkeqësua. Kjo sepse në bashkinë e Shkodrës, pushtetin real e kanë bandat, të cilët kontrollojnë prej vitesh si këshillin bashkiak, ashtu edhe kryetarin e zyrën e urbanistikës. Ndërtohet dhe jepet leje, jo sipas studimeve e kërkesave, por ku duan bandat.

Nëse dikush ka dashur të investojë në Velipojë, nuk i është dashur të shkojë në bashki, por të paguajë banditët që e kanë zaptuar këtë territor që në vitin 1997. Të gjitha pjesët e shtetit: kadastra, pronat, legalizimet, urbanistika dhe policia e shtetit janë klientë të banditëve që zotërojnë gjithçka.
Pra shteti nuk është në duart e të zgjedhurve, apo të emëruarve të administratës, por të bandave që kontrollojnë të gjithë zyrtarët e shtetit.

Në Velipojë ka pasur gjithmonë një postë apo stacion Policie, por asnjëherë policët e këtij stacioni nuk kanë parandaluar, nuk kanë evidentuar, apo nuk kanë përpiluar ndonjë dosje për të gjithë këtë situatë, që është majisur dhe është në duart e njerëzve të hurit e të litarit. Njerëz që njihen nga të gjithë si qenie të egra të cilët, milionat që kanë, i kanë arritur vetëm përmes dhunës, zhvatjes, shantazhit e terrorit.

E ndaj masakra e mbrëmshme, ku u vranë si në lagjet e Sinaloas në Meksikë 4 veta e u plagosën 2 të tjerë, mund të ndodhte e mund të ndodhë kurdo. Pasi askush nga policia nuk ka marrë masa që një gjë e tillë të mos ndodhë. Punëtorët turistikë të këtyre strukturave në Velipojë, nuk janë trajnuar të punojnë për të tërhequr klientët, për t’i kënaqur ata, por janë ushtarë të vërtëtë, të stërvitur të përdorin armën dhe të aftë që sulmojnë e mbrohen nga çdo agresion i mundshëm.

Hotelet, apo Bar Restorantet e Velipojës janë depo të mëdha armatimi, ku ka arsenale masive; nga pistoleta, armë automatike si kallashnikovë, por edhe bomba, e granata hedhës, e natyrisht C4, përfshi dhe municione pa fund.

Asnjëherë policia, FNSH, apo RENEA nuk e ka krehur zonën apo objektet që zotërojnë bandat në Plazhin e Velipojës, se përndryshe do të kishin gjetur arsenale pa fund armësh e municionesh. Edhe në rastin e kontrollit të fundit të RENEA-s, gjithçka u duk si show, pasi nuk pati asnjë kontroll të tillë pikërisht në “shtabet” më të mëdha të bandave në Velipojë. E që janë edhe hotelet e restorantet më të bujshme që kanë zënë territorin.

Nëse do të bëhej ajo, ndoshta diçka nga masakra e mbrëmshme duhet të ishte shmangur, por gjithsesi nuk mjafton. Shteti duhet të tregoj dhëmbët për tu treguar banditëve se nuk mund të terrorizojnë qytetarët në muajt e vetëm kur ata duan të bëjnë pak pushim me familjet e tyre, të ardhur nga fundi i botës.

Kur flasim për shtetin që duhet të tregojë dhëmbët, nuk e kemi fjalën për paradën e modës së Ardi Veliut para kamerave, duke ecur si balerinë me bluzë firmato në rrugicën e errët vetëm një orë pas masakrës. Por për një ndërhyrje energjike, të shpejtë e të fortë të trupave më të mira të shtetit, për të çarmatosur Velipojën nga arsenali i frikshëm që fshehin bandidët në hotelet e tyre. Të paktën të largojnë armët nga plazhi, si lëvizje të parë…/Pamfleti



Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *