Ja DRlDHTE i shoqi, gruaja nga Tirana punëson DETEKTlV privat: Kur pashë fotot …

0
38







Një 28-vjeçare nga Tirana ka rrëfyer se si iu kthye në makth martesa me njeriun që donte.

Të martuar prej 6 vitesh dhe prindër të një fëmije, gjithçka ndryshon fill pas kësaj. Pikërisht në këtë moment, e reja vendos që të punësojë një detektiv privat, për të zbuluar nëse bashkëshorti e tradhtonte apo jo.





Historia e saj dhe se si u ndje kur pa fotot e tradhtisë është rrëfyer për Top Channel.

28-vjeçarja rrëfen: Tri vitet e fundit filloi ta mbante telefonin në xhep, nuk e lëshonte kurrë nga dora. Nisi të punonte më gjatë.

Vinte në 12, apo 2 të natës, ndërkohë që në mëngjes duhet të ikte në punë dhe prap rrinte deri në 5 të mëngjesit në internet. U çova natën të kontrolloja telefonin dhe shoh biseda me persona të panjohur dhe me profile fals.





Kur u kthye nga puna e ballafaqova dhe nuk i pranoi. Mohonte çdo gjë. E mendoja një person të pastër, nuk e mendoja që të arrinte në këtë pikë që të fliste kaq banalitete, kaq perversitete në ato biseda.

Një imagjinatë e shfrenuar”. Prindërit e bashkëjetuesit jo vetëm që nuk e besonin, por e quanin të çmendur 28-vjeçaren.

Mes të tjerave, ajo kujton: Më gënjente aq shumë, saqë edhe unë vete nisja të besoja ndonjëherë që e kisha gabim.

Vjehrri, vjehrra më akuzonin që isha çmendur dhe se do të më merrnin vajzën. Ky ishte kulmi i të gjithave dhe nuk më interesonte më.





Më interesonte vetëm vajza”. Ishte e vendosur t’u provonte të gjithëve që kishte të drejtë, ndaj nisi kërkimet për një detektiv privat.

Kontaktova në internet me një nga detektivët privatë. Nuk ishin vetëm detektivë, por ishin edhe psikologë të mirë. Lidha një kontratë shërbimi me detektivin privat.

Ata mendonin që 14 ditë ishte një kohë e mjaftueshme për ta parë se ku shkon, me kë shoqërohet dhe çfarë bën. Isha e gatshme që të bëja gjithçka për të zbuluar të vërtetën. E kishin kapur në momente kompromentuese, duke u puthur dhe duke u përkëdhelur në zona intime në një ambient publik”.





Si u ndjeve kur pe fotot e tradhtisë? U ndjeva e lehtësuar sepse doli e vërteta dhe unë isha në rregull. E dija se çfarë më priste. Isha e parapërgatitur për tradhtinë.

Vjehrri u trondit më shumë. Më kërkoi falje dhe prej atij momenti, thjesht i kam thënë që të largohet nga jeta ime dhe nuk dua t’i shoh më. Vajzën nuk ua kam ndaluar që ta shohin, mund ta shohin sa herë të duan, por gjithmonë në praninë time”.





Po kur ballafaqoi ish-bashkëjetuesin e saj me këto foto? Thjesht po kërkon të ndahesh më tha. Deshe të ndahesh nga unë! Ja arrite qëllimit – më tha dhe u largua.

Prap mua më ngeli faji, por asgjë nuk krahasohet me çlirimin që kam brenda. Nuk krahasohet as pagesa. Jam e lehtësuar totalisht që nuk e kam më pranë vetes”.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here