Ibsen Elezi pas skualifikimit të emrit të tij nga kryesia e PD për garën e kreut të Partisë bëri një deklaratë të fortë në “Vizion Plus” kur tha se George Soros ka detyruar ish-kryeministrin Sali Berisha të lërë Partinë Demokratike në duart e Lulzim Bashës.

Deklaratën Elezi e bëri kur u pyet nga moderatorja Pranvera Borakaj për lidhjen e Fatbardh Kadillit me Soros.

“George Soros është munduar të kapë edhe skenën politike, edhe shoqërinë civile këtu.

Të gjithë akuzuesit po ndërtonin situatën sikur George Soros kishte ndikimin e vet në Amerikë për të sulmuar ish-kryeministrin. Unë këtë nuk e di, por di të them diçka: Të keqen e George Soros në Partinë Demokratike, bashkë me Lulzim Bashën, e solli Doktori. Ishte e imponuar. Demokracia dhe loja politike kanë rregulla. Të marrësh një njeri dhe ta bësh kryetar partie dhe pas tetë vjetësh të mos reagosh për humbjet ky produkt i yti, është shumë e rëndë.”

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here