Ja se si është një lutje e sinqertë-Dy burra po lundronin në një anije, por ajo u mbyt për shkak të stuhisë dhe…

Dy burra Arbeni dhe Arseni po lundronin në një anije. Anija u mbyt për shkak të një stuhie. Që të dy mundën të notonin në një ishull të vetmuar. Të dy të mbijetuarit ishin shokë të mirë, duke mos ditur se çfarë të bënin tjetër, ranë dakort ti luteshin Zotit ti ndihmojë dhe të gjenin se cilit prej tyre do ti plotësohej dëshira. Kështu ata ndanë territorin e ishullit midis tyre dhe qëndorin në anë të kundërta. Gjëja e parë për të cilën u lutën ishte ushqimi. Mëngjesin tjetër Arseni pa se në territorin e tij po rritej një pemë me fruta. I hëngri ato fruta dhe u ndje mirë. Nga ana tjetër, në territorin e Arbenit ishte djerr (asnjë bimë).

Pas një jave, Arseni ndjeu se ishte i vetmuar dhe u lut për një grua. Përsëri dëshira e tij u plotësua, një anije tjetër u mbyt dhe e vetmja e mbijetuar ishte një grua që mbërriti në territorin e tij të ishullit. Nga ana tjetër, Arbeni akoma nuk kishte asgjë. Më në fund Arseni u lut për një anije që të shpëtonte veten dhe gruan e tij dhe të largoheshin nga ishulli. Të nesërmen në mëngjes ai pa një anije që u ankorua në breg të territorit të tij dhe hipi bashkë me gruan.

 

Arseni vendosi ta lërë shokun e tij Arbenin në ishull. Ai gjykoi që Arbeni nuk ishte i dobishëm në lutje përderisa nuk mori asnjë bekim nga Zoti. Duke parë që në territorin e Arbenit nuk kishte asgjë, ai nxori si përfundim që asnjë lutje e tij nuk është pranuar. Në kohën që vendosi të niset, një zë u dëgjua nga qielli, “Pse po e lë shokun tënd në ishull?”

Arseni u përgjigj, “Bekimet e mia më përkasin mua, pasi unë u luta për to. Përderisa lutjeve të tij Zoti nuk i dha përgjigje, atëherë ai nuk meriton asgjë.”

Zëri iu përgjigj, “E ke gabim!! Ai është i vetmi të cilit unë iu përgjigja lutjeve të tij. Po të mos ishte për atë, ti nuk do kishë asnjë nga bekimet që të dhashë.”

Arseni pyeti zërin, “Më thuaj, për çfarë u lut ai që mua më qënkan realizuar dëshirat vetëm për hir të tij?”

 

Zëri u përgjigj,

“Ai u lut që të plotësohen të gjitha lutjet e tua.”

 

Mësimi:

Mirësitë që kemi nuk janë vetëm për shkak të lutjeve tona, por edhe për shkak të atyre që luten për ne.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *