“Jam një nënë hallexhie, ku të shkoj me fëmijën e vogël”, shiu nxjerr në pah deshtimin e qeverise, gruaja në Durrës mbetet mes 4 rrugeve

0
125

This post has already been read 27 times!

Ka mjaftuar pak minuta shi në Durrës për të përmbytur disa lagje të qytetit, e për të nxjerrë në pah problemet e pazgjidhura që prej tërmetit të Nëntorit të kaluar.

I tillë është dhe rasti i Shpresa Gucës, të cilës tërmeti i a ka rrënuar shtepine, ndërkohë që së bashku me vajzën e saj të vogël dimrin e kaluar e ka përballuar në çadër.

Ndërkohë që me ndihmën e Kishës Katolike asaj i është dhënë një kontenier, i cili është përmbytur pas shiut të mëngjesit të sotëm. Shpresa kërkon ndihmë nga shteti për një zgjedhje përfundimtare pasi ajo sot nuk ka një strehë ku të fusë kokën, ndërkohë që uji është futur në të gjitha anët e kontenierit.

“Unë jetoj këtu, është e mbushur e gjitha me ujë, me një fëmijë të vogël nuk di se ku të shkoj. Më është lagur dysheku, rrobat me të gjitha. Nuk di ku të iku të flej, ça do bëjë shteti për mua që jam një nënë fatkeqe. Jam nënë halexhie, nuk di se ku të shkoj, nuk shtyhet dimri këtu”, shprehet Guca.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here