Janë edhe tre persona të tjerë… –

Përdhunimi i 15-vjeçares në Rrëshen të Mirditës ka tronditur gjithë opinionin publik në vend.

Gazetari Elton Qyno i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open ka treguar disa detaje të reja në lidhje me aktin makabër të kryer nga 5 persona në mënyrë të përsëritur me të miturën.

“Lidhja ka qenë me të me Koçerrin, ai e ka tunduar duke e ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe ka vijuar edhe deri në shtëpi, fillimisht ka shfaqur një pëlqim por që në fakt tundimi i saj ka filluar kur ai i ka dhuruar një telefon e më pas një kartë SIM e më pas kanë filluar të flisnin me vajzën. Të 6 rastet janë momente që është ndjekur në momentet e shkollës dhe më pas në shtëpi. Në dy raste të tjera ka dalë pa lejen e prindërve pasdite vonë. Kemi të bëjmë me një vajzë 15 vjeçe që ndjek studimet në klasën e 9. Gjithçka ka kaluar rutinë dhe për pasojë kanë sjellë një rast të përsëritur si rasti i Kamzës, ndërsa ky rast është edhe më i rëndë se dy apo 3 nga ata janë burra të martuar dhe kanë fëmijë. Ndërsa personazhet janë të ndërgjegjshëm, mbajnë përgjegjësi për këto veprime. Vajza thoshte se donte që të mbaronte punë pasi ata e shanin e shantazhonin dhe kërcënonin. Janë edhe 3 persona të tjerë nën hetim që mund të kenë përdorur të njëjtën skemë, pasi janë gjetur numrat në telefonin e vajzës. Po verifikohet nëse ata kanë kryer marrëdhënie apo jo. Videoja është gjetur në telefonin e Artan Koçerrit, atyre u është sekuestruar telefoni në mënyrë të menjëhershme në mënyrë që të mos të mund të fshinin gjë. Ata videon nuk ia kanë treguar vajzës por përdornin skemën e shantazhimin. Të pestë janë shokë, ku i pari është Artan kaçorri, i cili ka ndenjur 4 orë në një zonë pyjore, ku mesa duket ka kryer edhe një video, që u ka treguar edhe personave të tjerë duke u mburrur për veprimin e kryer. Më pas ka qenë Nikë LLeshi duke e kërcënuar vajzën. Llezhi, 44-vjeçar e ka marrë sapo ka dalë nga shkolla. Kemi raste të përsëritjes së njëjtës skemë. Nga janari që ka filluar zanafilla e deri në maj. S’ka pasur asnjë sinjalizim as nga institucionet e shkollës, nga asnjë. Nuk ka djem të mirë apo djem të kqinj. Sado që të ketë pasur dëshirë ne kemi të bëjmë me minorene, parashikon nga 5 deri në 10 vite dënim burg kur ndodh me dëshirë të vajzës e nga 10-20 vite burg në këtë rast ku 10 persona kanë ngritur një skemë duke e kërcënuar. Presionin më të madh e ka familja e vajzës, ata duan që të zhvendosen. Vajzës i është ofruar një ndihmesë, një trajtim për tu rehabilituar për tu integruar në shoqëri por kërkon mbështetjen para të gjithë organizmave shtetërorë për të marrë në mbrojtje këtë vajzë”, tha Qyno.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *