Jashtë apo brenda Evropës? Dalin rezultatet e referendumit në Zvicër

0
31

This post has already been read 19 times!

ZVICER

Qytetarët zviceranë kanë vendosur që shteti i tyre të mos bllokojë lëvizjen e lirë me vendet e Bashkimit Europian, pas një referendumi të mbajtur këtë të diel.

Mbështetësit e kësaj nisme vlerësuan se kjo lëvizje do t’i mundësonte Zvicrës një kontroll më të plotë të kufijve të saj dhe të përzgjedhë emigrantët që i nevojiten.

Por, nga ana tjetër, kundërshtarët parashikuan se nëse ndalohet lëvizja e lirë do të ketë një recesion të ekonomisë dhe do të demotivojë shumë qytetarët zviceranë të jetojnë dhe punojnë në vende të tjera të Europës. Ministri i Drejtësisë deklaroi se kjo gjë mund të krijonte një situatë më të vështirë se Brexit.

Megjithatë, qytetarët zviceranë refuzuan nismën. Teksti i paraqitur në referendum u refuzua nga shumica e kantoneve.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here