Jasmina harron Andin dhe nis një lidhje të re?





Raporti i Jasmin Kadriut dhe Andi Artanit vazhdon të diskutohet në mediat rozë edhe pse dyshja nuk ka më komunikim me njëri-tjetrin. Sëfundmi ish-konkurrentja brune pranoi përmes një videoje në Instagram se ajo nuk flet më me të riun nga Kosova që nga ditëlindja e Fation Kuqarit, kur ata u bënë “block” në rrjete sociale. Ndërkohë që kanë kaluar disa ditë nga kjo deklaratë, duket se Jasmina mund të ketë nisur në një lidhje të re. Dyshimet i ka ngritur vetë ajo me storyn e fundit të publikuar në Instagram. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se ka marrë një dhuratë romantike por pa e zbuluar nga kush. Në foto duket një arush i madh i formuar me trëndafila të kuq prandaj nuk besojmë se Jasmina do e ketë marrë këtë surprizë nga një mikeshë por nga një person tepër i veçantë i zemrës.

Ajo e ka shoqëruar postimin me dy zemra të bardha dhe emoji me sy të përlotur duke treguar se është emocionuar me vërte nga kjo dhuratë. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse vërtet bëhet fjalë për një të partner të ri në jetën e saj. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *