Ditën e djeshme Shqipja tha në “Për’puthen Reunion” se Jasmina ishte bërë xheloze për të dhe Andin dhe i kishte largur të dy me shampanjë. (KLIKO) Asnjëra palë nuk ishte në studio, mirëpo Jasmina nuk e ka lënë pa një përgjigje këtë deklaratë të Shqipes. Ajo ka shpërndarë në Instastory një koment të Elvisit, i cili i ka dalë në mbrojtje Jasminës në një postim të bërë në faqen e “Top Channel”.

“Hahahaha. Imagjino të përplasen 2 makina në rrugë dhe zogu që është mbi shtyllën e tensionit të thotë ‘aksidentin e shkaktova unë se isha aty’”, shkruan Elvisi.

Kurse Jasmina vetë ka shkruar:

“Për situatën nuk dua të jap detaje, ndërsa për deliret e personave që s’u rri dot, kjo është përgjigja më epike që mund të kishte!”duke thumbuar publikisht Shqipen.

Më pas në postimin e emisionit ajo ka mohuar skenën e xhelozisë duke shkruar se shampanja është hedhur për arsye të tjera.

“Ça flisni o aman se s’ka lidhje me zogjtë e me laraskat asgjë! Shampanja është hedh për arsye të tjera që s’ka të bëjë as femër as mashkull”.

/News31

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here