Jasmina u bë xheloze për të dhe Andin, Shqipja: “Ishte një skenë e tmerrshme!”

Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu dhe Andi Artani vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes ndonëse janë ndarë. Së fundmi, gjatë programit “Për’puthen Reunion’ konkurrentët kanë zbuar një tjetër skenë xhelozie që Jasmina ka bërë për Andin. Ishte Shqipja ajo që zbuloi se Jasmina e kishte lagur me shampanjë pasi ajo kishte qenë duke kërcyer me Andin. Shqipja pohoi se gjithë “inatin” që ajo kishte me Andin, ia nxori asaj. “Ishte një skenë e tmerrshme xhelozie”,- tha ajo.

Pak ditë më parë një tjetër skenë e saj u bë virale në rrjet. Në video shihet se si ish-konkurrentja fik muzikën në festë, teksa Andi dhe të tjerë kërcejnë nën ritmet e këngës “Sheqer” të Diona Fonës, ku protagonist është edhe ky i fundit. (KLIKO)

Kujtojmë se Jasmina dhe Andi shkaktuan bujë me ndarjen e tyre, pasi konkurrentja e cilësoi mashtrues Andin, kur ky i fundit u largua nga ditëlindja e Fation Kuqarit me Diona Fonën. Më pas dyshja u fshi nga Instagrami dhe nuk ndiqeshin më në rrjetin social. Por, pavarësisht ndarjes, ata vijojnë thumbimet me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *