U godit me thike ne zemer, pas 1 viti hetimesh, 18 vjecari del i pafajshem, adn nxjer se …

0
187

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në 19 dhjetorin e vitit të kaluar, ku në fshatin Mbroje, mbeti i vrarë Flamur Duci. Duci u vra para lokalit të tij, në atë kohë sipas policisë, viktima u godit me thi.kë në krahun e zemrës ndërkohe që iu gjetën dhe pl.agë të ndryshme në trup, të shkaktuara nga lëndë djegëse në mënyrë që të fshiheshin gjurmët. Policia e Korcës dyshohet se e gjeti autorin e vrasjes i cili ishte një 18-vjeçar.

Pas dhjetë mujash hetime, Gjykata e Korçës ka lënë të lirë 18- vjecarin Devis Hoti i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e 45 vjeçarit Flamur Duci nga fshati Mborje. Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje, pasi nga analiza e ADN e një fije floku gjetur në thikën me të cilën u vra pronari i dyqanit, nuk i përkiste 18- vjeçarit të dyshuar si autor i vrasjes. Nëna e djalit tha përpara kamerave se djali i saj u mbajt për tetë muaj në qeli pa asnjë provë, ndërsa kërkon drejtësi. Valbona Hoti u shpreh për “News 24 “se djali i saj është i pafajshëm.

Ajo deklaroi:

Jam e ëma e Devis Hotit. Djali doli i pafajshëm. Nuk kishte bërë gjë. Të gjendet autori. Djali bëri kot tetë muaj burg. Pse? Pse? Duam drejtësi. Pse i bëri djali 18 vjeç. Nuk e kishte bërë fëmija. Doli ekspertiza, ADN-ja. Është me detyrim paraqitje. Pse e ka lënë detyrim paraqitje? Ekspertiza doli. Dua të drejtën time.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here