Java me mot të freskët e reshje dëbore në zonat malore

0
9






Meteoalb: Muaji Prill do të jetë i lagësht dhe kryesisht me reshje

Kjo javë do të jetë kryesisht me mot të freskët dhe alternime kthjellimesh e vranësirash në të gjithë vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, fundjava do të sjellë disi përmirësim të kushteve të motit, por në përgjithësi muaji Prill do të mbizotërohet nga mot i lagësht dhe në zonat malore do të ketë edhe prezencë të reshjeve të dëborës.

“Parashikohet që dita e sotme të vijojë me mot të kthjellët, temperaturat janë relativisht të freskëta në Ultësirën Perëndimore dhe të ftohta mëngjeset në zonat malore -3 gradë Celsius deri në -4. Janë temperatura tipike të Dimrit në fakt. Megjithëse dita e martë do të sjellë një rritje me 2-3 gradë të vlerave termike në të dy ekstremet, qoftë në minimale dhe maksimale, kjo do të jetë e përkohshme pasi në mesin e javës, e mërkura dhe e enjtja na pret një mot i ftohtë dhe me reshje. Do të kemi rikthim të reshjeve të shiut dhe dëborës në mesjavë. Parashikohet që reshjet e shiut dhe dëborës të jenë të pranishme përgjatë gjithë Prillit”, u shpreh Tanja Porja nga Meteolab.

.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here