Jeff Bezos përfundon fluturimin në hapësirë, rikthehet sërish në Tokë





Miliarderi Jeff Bezos është rikthyer në tokë pas fluturimit në hapësirë këtë të martë, me raketën New Shepard. Jeff Bezos bëhet një nga tre personat e parë të nisur në hapësirë nga “Blue Origin” në raketën e saj “New Shepard”. Ai u shoqërua nga vëllai i tij, Mark, një pilote 82-vjeçare, Wally Funk, dhe një student 18-vjeçar, Oliver Daemen. Dy të fundit kanë vendosur rekord duke u bërë respektivisht personi më i vjetër dhe më i ri që kanë shkuar në hapësirë.

Bezos dhe ekipi u ngritën për në hapësirë në orën 9.10 të mëngjesit, me orën lokale, (3:10 pasdite me orën tonë).  Misioni, i quajtur NS-16, do të shënojë herën e parë që “Blue Origin” dërgon njerëzit në hapësirë duke bërë Bezos bilionerin e dytë  që udhëton për në hapsirë, pasi disa ditë më parë ka udhëtuar themeluesi i “Virgin Galactic”, Richard Branson.

Sipas asaj që është raportuar nga radioja, ata nuk kanë mundur që të dallojnë shumë detaje nga larg për shkak të errësirës. “Shikoje, është errët këtu lart! 2000 milje në orë. Uau! Marrje, marrje, marrje, marrje, marrje, marrje, marrje,”-dëgjohet në radio.

Bezos ka themeluar kompaninë e tij hapësinore Blue Origin në vitin 2000, për të zhvilluar turizmin e fluturimit hapësinor.Blue Origin pritet të nisë shitjen e biletave shpejt pas fluturimit të Bezos, por kompania nuk e ka zbuluar ende koston e një udhëtimi.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *