Jeff Bezos udhëton me anijen e tij kozmike sot në hapësirë





“Blue Origin” do të ndërmarrë sot një fluturim historik në hapësirë, në të cilin do marrë pjesë themeluesi i kompanisë, miliarderi Jeff Bezos dhe një ekuipazh prej tre personash, duke filluar kështu një program turistik hapësinor për ata që gjithmonë kanë dashur të fluturojnë në hapësirë.  “New Shepard” do të niset për një udhëtim 11-minutësh, nga Teksasi në orën 21:00 të mbrëmjes. Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos përzgjodhi 20 korrikun, që përkon me 52 vjetorin e misionit Apollo 11 në Hënë me astronautët Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin. Bezos do të udhëtojë me vëllain e tij, një pilote 82-vjeçare dhe një 18-vjeçar që do të bëhet personi me moshën më të re që fluturon në hapësirë.

Ky udhëtim në hapësirë vjen disa ditë pasi miliarderi Richard Branson i kompanisë “Virgin Galactic” bëri të njëjtën gjë më 11 korrik. “Blue Origin” mori së fundmi miratimin e qeverisë amerikane për të dërguar njerëz në hapësirë. Bezos themeloi kompaninë e tij hapësinore “Blue Origin” në vitin 2000, për të zhvilluar turizmin e fluturimit hapësinor. Çmimet do të bëhen të njohura në vijim dhe biletat do të fillojnë të shiten pas flulturimit të sotëm.

Kujtojmë se Bezos dha dorëheqjen si shef ekzekutiv i kompanisë “Amazon” këtë muaj.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *