Jetë e re për ta në Itali? Gilberta dhe Iliri tregojnë planet e afërta dhe zbulojnë detaje nga festa private





Ilir Lara dhe Gilberta Simoni janë një nga çiftet që gjetën dashurinë në “Për’puthen +40”. Duket se gjërat mes dyshes së famshme po shkojnë për mrekulli pas daljes nga programi. Të ftuar dje në emisionin “Abc e pasdites”, ata folën më shumë për planet e afërta dhe zbuluan detaje nga festa private në Përmet. “Më pritën shumë ngrohtë. Ishte kënaqësi shumë e veçantë. Në fillim kur zbrita nga makina u ndjeva pak e ndrojtur sepse të gjithë sytë nga unë pastaj u mësova”, u shpreh Gilberta. Ndërsa Iliri shtoi se kjo gjë ndodhi pasi ata nuk kishin parë ndonjë gjë më të bukur se ish-konkurrentja duke e komplimentuar atë.

Për sa i përket të ardhmes, ai tha se ka menduar të jetojë në Itali me Gilbertën. “I kemi rregulluar gjërat. Ndryshimet do vazhdojnë”, u shpreh kjo e fundit duke shtuar se lëvizja në një shtet tjetër nuk është aspak problem për të.

Çifti reagoi edhe për lajmet nëpër portale se ata ishin ndarë duke thënë se aludimet nisën vetëm sepse ata nuk kishin postuar foto bashkë, por sigurisht hodhën poshtë të gjithë zërat. /Neës31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *