Nje moment i vecante ishte ai sot mes kryeministrit Rama dhe ambasadorit te BE Luigi Soreca.

Ata inspektuan sot punimet në kanterin e shkollës “Sherif Dervishi”, në Budull të Krujës.

Cfare ra në sy gjatë inspektimeve është marrëdhënia Rama-Soreca, ku kryeministri u shpreh me humor se Soreca mezi po përmbahet të thotë që humbi Juvja kampionatin, ndërkohë që ambasadori iu përgjigj me mirësjellje: “Jo! Çfarë është kjo pyetje, jo”.

Luigi Soreca: Tani kemi ecur përpara me projektin tjetër. Ne do të fillojmë shumë shpejt me projektet shumë të rëndësishme për kulturën.

Rama: Luigi mezi po përmbahet të thotë që humbi Juvja kampionatin a kupton. I lumtur për Interin që fitoi kampionatin?

Luigi Soreca: Jo! Çfarë është kjo pyetje, jo.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here