Një sasi tritoli ka shpërthyer në oborrin e banesës së Shpëtim Ndrecës, mbrëmjen e djeshme, në Mamurras. Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.



Ndërsa sot detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhur me ngjarjen. “Top Channel” mëson se Shpëtim Ndreca është vëllai i gjyqtarit të dosjeve të forta në Gjykatën e Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (GJKKO), mes tyre dhe te Avdylajve, Bib Ndrecës.

Bib Ndreca u shkarkua nga vettingu në 26 shkurt 2020, ndërsa më herët ka qenë edhe gjyqtar i mbrojtur nga shteti.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here