Ju e degjeneroni shoqërinë, është fatkeqësi të lindni një fëmijë –

Ditën e sotme në emisionin  “Abc e Pasdites” ka pasur një debat të ashpër mes Blerta Tafani dhe Xheni Karaj. Mes tyre pati një bisedë të “zjarrtë” sa i takon përdorimit të tërmave ‘nënë’ dhe ‘prind’por dhe qasjes ligjore dhe në bisedat e përditshme.

Spikerja Blerta Tafaj theksoi se në ecurinë e familjes dhe të shoqërisë e sheh me spekticizëm martesën dhe familjen gay. Kjo nxiti dhe një kundërpërgjigje të ashpër nga ana e Xheni Karajt. Dy gratë sulmuan njëra-tjetrën me ofendime të rënda.

DEBATI: Tafani: “Unë jam kundër që të ketë një familje. Karaj: Mua me vjen keq se je grua. Tafani: Sigurisht, jam grua dhe nënë. Karaj: I vetmi pozicion që i jep gruas është riprodhues.

Tafani: Nuk funksionon jeta me dy baballarë. Merr fund jeta me një familje homoseksuale. Kjo ëshTë fyese kjo që thotë, lindni ju dhe për ne. Unë e heq mikrofonin, ti më fyen mua.

Karaj: Kjo është injorancë e madhe, të llahtarisesh. Kam rastisur në shumë debate po kështu..’

Tafani: Ju nuk bëni dot familje. Karaj: Sigurisht që bëjme. Tafani: Jo nuk bëni. Karaj: Që nesër mund të lind nëse dua.

Tafani: Dy burra nuk lindin dot. Ti e degjeneron shoqërinë. Është fatkeqësi e madhe që të lindni një fëmijë.”

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *