Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi  ka zbuluar publikisht kërkesën që i ka bërë Pandeli Majkos para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Ku është Pandi më ka ik Pandi, ju luta Pandit. Pand Majko hajde bashkojmë votat dhe ta prishim këtë kod zgjedhor si në 21 prilli i 2008 se është kod bastard, nuk donte të dilte nga rreshti i partisë. Është ndër 10 të votuarit bashkë me Kodhelin, ndër 10 të votuarit socialist në Tiranë, 18 keni fituar ju, po këta nuk vijnë se nuk i lë Damiani!”, tha Murrizi gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Më tej ai përmendi të gjithë kandidatët për deputetë që morën shumë vota në zgjedhje, edhe më shumë se kolegët e tyre, por nuk mund të jenë pjesë e Kuvendit për shkak të herësit, që nuk e thyejnë dot.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here