Një ngjarje e rëndë ndodhi në Berat, ku një punonjës i Policisë Bashkiake ka mbetur i plagosur me thikë nga një 55-vjeçari cili u arrestua sot.

Berat

Nga specialistët e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.K., 55 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë ekzekutimit të një vendimi nga punonjësit e Bashkisë Berat, i ka kundërshtuar dhe më pas ka goditur me mjet prerës duke i shkaktuar dëmtime, punonjësin e policisë bashkiake, shtetasin G.Ç., 36 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here