Ka plasur keq sherri në Kuvend mes deputetit Adriatik Alimadhi dhe Arben Pëllumbi.

Teksa Alimadhi po mbante fjalën në foltoren e Kuvendit, është ndërprerë nga deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi, duke i kërkuar që të mos vazhdojë më tej.

Mirëpo, kjo kërkesë ka nervozuar Adriatik Alimadhin, i cili i ka kërkuar Pëllumbit që të “kafshonte gojën”.

Debati:

Alimadhi: Dëgjo, dëgjo se s’ke dëgjuar asgjë ti. Kafshoje çik gojën, se unë s’kam folur kur ke folur ti. Kafshoje gojën, kafshoje cik gojën.

Si s’më lejon ti. Ç’ është ky koncept? Kush je ti që nuk më lejon mua more. Pas 30 vitesh ti nuk më lejon mua. Kafshoje cik gojën.

*Arben Pëllumbi flet por nuk dëgjohet, duke qenë se ishte pa mikrofon dhe në fund të sallës

Vasilika Hysi: Zoti Alimadhi, ju lutem se është fjala e fundit…

Alimadhi: Komunistët iu kanë këputur organet sek.suale ballistëve që të mos krijonin familje. Iu kanë nxjerr sytë, iu kanë këputur gjymtyrët.

Vasilika Hysi: Zoti Alimadhi, keni kaluar kohën, ju lutem

Alimadhi: Po më lini more të flas, ju bëni sikur unë… Mos më ndërprisni kështu.

 




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here