“Ju vu pika muhabetit!”/ Melisa dhe Andi ndahen përfundimisht? Veprimet e ish-konkurrentes i thanë të gjitha





Pikërisht kur menduam se lidhja e tyre ishte tepër perfekte dhe më realja nga ish-konkurrentët e “Për’puthen” rinore, Melisa Lleshi dhe Andi Shehi duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Ka qenë 22 vjeçarja ajo që e ka lënë ndarjen të nënkuptohet përmes veprimeve të saj të njëpasnjëshme në Instagram. Si fillim ka publikuar një thënie në story ku shkruhej: “Unë jam shumë e pastër për ty apo për këdo”. Më vonë ka ndarë një status ku thotë: “Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Ju vu pika muhabetit!”.


Pas kësaj, Melisa ka fshirë të gjitha fotot me Andin dhe e ka hequr atë nga Instagrami, ndërkohë që ky i fundit i ka mbajtur postimet me të.

Gjithashtu, ish-konkurrentja ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram duke lënë të nënkuptohet se zënka dhe ndarja mes tyre nuk ka qenë aspak paqësore. Kujtojmë se pak ditë më parë në ditëlindjen e tij, Melisa i dedikoi një këngë Andit para të gjithëve në festë duke e përlotur dhe emocionuar së tepërmi atë. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *