Justin Bieber dhe Hailey janë vendosur sërish në qendër të vëmendjes pas videos virale që na bëri të gjithve të mendojmë se këngëtari po i bërtiste modeles. Këtë herë rrjeti po zien nga lajmi se ata mund të jenë në pritje të fëmijës së parë. Çifti po shijon pushimet me miqtë e tyre në festa e plazhe teksa mes shumë fotove që poston çdo ditë artisti ka ndarë së fundmi një postim ku shfaqet krah bashkëshortes. Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve dhe ngjalli dyshimet e të gjithëve ishte mbishkrimi i fotos.“Mami dhe babi”, shkroi Justin. Fansat nisën menjëherë të komentonin nëse ata po bëhen prindër teksa ende nuk ka një konfirmin zyrtar e mund të jetë thjeshtë një mbishkrim për tu dukur cool.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Mediat e huaja prej kohësh po shkruajnë se Hailey dhe Justin po mendojnë që ta çojnë martesën e tyre në nivelin tjetër dhe të krijojnë një familje së shpejti. Çifti i ri po flet se ku do të dëshironin të vendoseshin në të ardhmen dhe të mirëpresin fëmijët e tyre. Kujtojmë se të dy u martuan fshehurazi në një ceremoni private në gjykatën në New York në shtator 2018. Pas një viti, Justin dhe Hailey bën një dasmë madhështore në Palmetto Bluff, Karolina e Jugut, në shtator 2019.

Justin Bieber and Hailey Baldwin are engaged

/News31

.





Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here